Të fundit

Supremja refuzon kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e Agonis Tetajt

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rastin e Shaban Gogajt, për vrasjen e Agonis Tetajt.

Avokati i Gogajt, Besnik Berisha e ka bërë të ditur lajmin.

Sipas Berishës kjo ishte goditja e fundit që Supremja ia dha padrejtësisë ndaj Gogajt, duke marrë këtë vendim që mbron sigurinë juridike.

Ai tha se ricilësimi i veprës penale ishte bërë në mënyrë të ligjshme, teksa rihapja e shqyrtimit gjyqësor nuk kishte bazë ligjore.

Në fund, avokati Berisha u shpreh se drejtësia triumfoi.

“Gjykata Supreme i jep goditjen e fundit padrejtësisë ndaj z. Shaban GOGAJ, vrasja e Agonis Tetajt ishte nga PAKUJDESIA!

Me një vendim që mbron sigurinë juridike, Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke konstatuar se:

Ricilësimi i veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia” ishte bërë në mënyrë të ligjshme nga Prokuroria Themelore në Gjilan, bazuar në faktin se i dënuari kishte besuar se arma që po përdorte ishte e gazit dhe jo armë zjarri.

Rihapja e shqyrtimit gjyqësor nuk kishte bazë ligjore, pasi të gjitha provat e propozuara nga Prokuroria tashmë ishin administruar më parë dhe nuk përbënin prova të reja që të justifikonin rihapjen e shqyrtimit gjyqësor.

Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale në dëm të të dënuarit ishte i paligjshëm, pasi një herë kur Prokuroria kishte bërë ricilësimin e veprës penale dhe pranimi i fajësisë ishte bërë mbi këtë bazë, kthimi në aktakuzën fillestare ishte shkelje e rëndë e parimeve të një procesi të drejtë.

Drejtësia triumfoi!” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci