Të fundit

Ferizaj me fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë

Ferizaj ka mposhtur Suharekën me rezultat 3 me 1, fitore që i mundëson ekipit të distancohet nga ekipet e tjera që po luftojnë për mbijetesë.

Albion Kurtaj realizoi nga penaltia, ndërkaq Edon Sadriu dhe Marko Musulin realizuan nga loja e hapur.

Golin e nderit për suharekasit e realizoi Zeka.

Me këtë fitore, Ferizaj tubon 29 pikë në pozitën e gjashtë, katër më shumë se Dukagjini që ndodhet në zonën e rrezikut. Ekipi nga Klina ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ferizaj ndeshjen e ardhshme e zhvillon me Llapin që po lufton për mbijetesë dhe është në pozitën e parafundit në Superligë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci