Të fundit

Video nga aksidenti tragjik brenda tunelit të Kalimashit

Në aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të premte në tunelin e Kalimashit ka ndërruar jetë Ediona Sala, banuese në Shkopet. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.

Mediat në Shqipëri raportojnë se sipas informacioneve paraprake, në brendësi të tunelit u përplasën automjetet e drejtuara nga Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe Mihrije Zeneli banuese në Kosovë.

Mediat atje kanë publikuar videon e momentit të aksidentit.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, veç dy shoferëve edhe Sandër Beka e Mariglen Gjoka, të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. Dy ndodhen në spitalin e Kukësit dhe dy të tjerët janë nisur drejt Tiranës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci