Të fundit

City i gatshëm të shpenzojë 125 milionë euro për yllin gjerman

Manchester City janë të gatshëm të dhurojnë 125 milionë euro për transferimin e Florian Wirtz, pasi mësuan se ishte e pamundur të nënshkruajnë me Jude Bellingham.

Sipas një raportimi nga Defensa Central, Pep Guardiola kishte insistuar që të nënshkruajnë me Bellingham, por 21-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Raporti shton se ata tashmë kanë intensifikuar interesimin e tyre për gjermanin Wirtz, një lojtar për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë 125 milionë euro.

Wirtz ka qenë në radarin e Cityt tash e sa kohë, por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi në garë për të është edhe Bayern Munichu.

Gjithnjë sipas raportit, Real Madridi nuk po e konsideron mundësinë e transferimit të Wirtz pasi ata tashmë kanë Bellingham në radhët e tyre.

Të gjithë sytë do të jenë mbi Wirtz, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, nëse ai do të vendos të qëndrojë tek Bayer Leverkuseni apo të largohet në kërkim të aventurave të reja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci