Të fundit

Policia në aksion në Leposaviq – konfiskon 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se policia e Kosovës ka konfiskuar 272 pajisje për minim të kriptovalutave në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit.

Sveçla në Facebook se nga ky aksion i cili i zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar një person, si dhe ka njoftuar se nuk kanë ndodhur incidente.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci