Të fundit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

KosovaJob organizon edicionin inovativ të Samitit PowerToHR, duke kombinuar njohuritë mbi Njerëzit, Teknologjinë dhe Marketingun në një ngjarje unike profesionale. (AMC Hall, Prishtinë, ora 09:00-17:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosova në partneritet me Avokatin e Popullit të Kosovës, mbajnë konferencën rajonale “Fuqizimi i Partneriteteve ndërmjet Institucioneve të Avokatit të Popullit dhe Shoqërisë Civile për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel “Swiss Diamond,” Prishtinë, ora 09:30-16:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane për Fibrozë Cistike dhe Shoqata “Grupi mbështetës për Fibrozë Cistike në Kosovë”, organizojnë konferencën lidhur me fillimin e Konferencës së 12-të të Evropës Juglindore për Fibrozë Cistike. (Hotel “Emerald”/salla Strauss, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Historisë-IAP, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës-Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, organizojnë tryezën shkencore “Masakrat ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi 1944-1945”, me rastin e 80-vjetorit të Masakrës së Tivarit në vitin 1945”. (Salla e katit të epërm të Institutit Albanologjik Prishtinë, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës, do të organizojnë aktivitet të përbashkët, ku do të promovojë 6 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim. (Fushat sportive të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Prishtinë, ora 11:00)

Në kuadër të kampanjës “Save the Blue Heart of Europe”, EcoZ në partneritet me Riverwatch, organizon samitin e dytë të Lumenjve të Kosovës “Duke rrjedhur apo duke u shuar? Fati i lumenjve të Kosovës”. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 17:00)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci