Të fundit

“Për një copë tokë”, detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit Vladimir Topjana të dielën në Pordenone të Italisë. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar babë e bir, Pren dhe Rogert Shota, 67 dhe 34 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se arsyeja që ka nisur debatin mes palëve dhe më pas degjeneroi në shkrepjen e armës ka qenë një çështje e lidhur me pronësinë e një cope toke në Shqipëri.

Siç shkruajnë të njëjtat burime, si pasojë e debatit të fortë Topjana i ka kafshuar veshin babait të Rogertit, Prenit. Ky veprim ka sjellë më pas përdorimin e armës nga djali.

Topjana ka marrë dy plumba në bark dhe një tjetër në kokë, që ka qenë edhe fatali për të.

Rai News shkruan se të gjithë shqiptarët e përfshirë në këtë ngjarje nuk kanë pasur precedentë penalë në Itali.

Pas ngjarjes, Rogert Shota ka dërguar të atin, Prenin, në shtëpi, ndërsa vetë shkoi drejt Venetos. Por të dy u arrestuan./tvklan.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci