Të fundit

Nuk tërhiqet Haxhiu, për të LDK ka manipuluar me vota

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media, u pyet nëse LVV janë tërhjekur nga padia ndaj LDK-së për manipulim me vota, pas ftesës për takim me të njejtit nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Haxhiu tha se qëndrimet janë të njejta dhe se Prokuroria Themelore në Prishtinë veçse ka filluar me hetimet.

“Asnjë prej çështjeve që i kemi thënë kundrejt një subjekti politik nuk jemi tërhequr. Siç e dini, tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke bërë hetime, Prokuroria Themelore sipas informacioneve që ne i kemi, që kanë qenë publike, ka kërkuar nga komisioni qëndror i zgjedhjeve dokumentacione përkatëse në raport me procesin e votimit të mërgatës tonë”, tha ministrja Haxhiu.

Ndër të tjera ajo këmbngulë që personat që janë të përfshirë në manipulimin e votave të diaspora të marrin dënimin e merituar.

“Ajo çfarë unë vlerësoj që secili person që është i përfshirë në këtë krim me votat e mërgatës duhet të jap përgjegjësi penale por natyrisht edhe politike, por kush janë emrat e përveçëm kjo është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë”, tha ajo.

Me akuza të rënda për manipulim të votave, të marra me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër LDK-së, duke kërkuar që afro 19,000 mijë votat që i janë dhënë kësaj partie të anulohen plotësisht.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci