Të fundit

Në Graçanicë thyhet vetura e në shtetasi shqiptar vidhen dokumente e para

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Graçanicës, ku një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se gjatë orës 17:40-18:00 persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë vjedhur disa objekte të rëndësishme personale.

Sipas ankuesit, nga vetura janë vjedhur dy çanta të dorës që përmbanin dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës, kartela bankare, disa kartëmonedha Lekë, dhe një telefon mobil.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të vjedhjes. Në këtë fazë, nuk janë dhënë detaje të tjera.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci