Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës (AKK) dhe anëtari i LDK-së, Valon Prestreshi parasheh formimin e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Prestreshi tha sot se koalicioni LVV-PDK është “më objektiv, organik dhe logjik” i Kosovës.
Pjesëtari i grupit të ekspertëve që punuan në Programin Qeverisës të LDK-së tha se LVV-ja dhe PDK-ja do të kishin një shumicë stabile në kuvend.
“Fillimisht falje publike, se dyti, heqje dorë nga posti i kryeministrit, se treti ndarje e pushtetit në mënyrë të barabartë, se katerti koalicion me partinë mëmë, dhe pastaj keni një qeveri me 92-93 deputet”, tha Prestreshi.
“VV – PDK koalicioni më objektive, organik dhe logjik i Kosovës së pavarur. Rrnoft e majta progresive!”, u shpreh ai.
