Të fundit

Parandalohet kontrabanda e një sasie të cigareve në Aeroportin e Prishtinës

Në tri raste të ndara është parandaluar kontrabanda me mallra, konkretisht duhan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP).

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimit të Policisë së Kosovës ku ndër të tjera thuhet se në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës.

“Në rastin e parë, në koordinim mes Njësitit për Informacion të Pasagjereve, zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur  8 boksa (shteka) cigare Malboro e kuqe,  116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhe, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.

Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa (shteka) cigare (17 boksa cigare Ëinston dhe 1 boks cigare Karelia).

Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare Karelia, 50 Malboro e kaltër e  mbyllte, 130 Malboro e katërt e qelt, 20 Malboro  light , gjithsej 220 steka cigare”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci