Profesor doktori i shkencave politike, Lulzim Peci, ka ofruar një zgjidhje “interesante” për Lëvizjen Vetëvendosje në rast se Liste Serbe voton për ta formuar qeverinë.
Sipas Pecit, në rast se Lista Serbe e voton qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, atëherë ai mund të jap dorëheqje.
“Nese qeverine e re te VV-se e voton LS per ta diskredituar, dhe ato vota jane ato qe e bejne shumicen e nevojshme parlamentare, atehere kjo ceshtje zgjidhet shume lehte. Qeveria e re e VV mund te jepe doreheqje ne shenje proteste”, thuhet në postimin e ish-ambasadorit Peci në Facebook.
