Të fundit

Ky është vendimi i parë i Qeverisë pas njoftimit për “dorëheqje”

Qeveria Kurti, e cila e njoftoi të martën Kuvendin e Kosovës për “dorëheqjen” e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, është mbledhur sot për miratimin e disa vendimeve.

Dorëheqja, sipas letrës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti dërguar Kuvendit të Kosovës, është efektive që nga 27 marsi kur ai e ka njoftuar KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

Opozita e ka kundërshtuar dorëheqjen e Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit. Të martën, deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe kanë votuar kundër raportit të Komisionit për Verifikim të Mandateve.

Por, Kurti tha sot se qeveria nuk mund të dorëhiqet. Tha se ajo do vazhdojë të ushtrojë kompetencat si qeveri në detyrë. Tha se këtë ia garanton Ligji për Qeverinë.

Kësisoj, qeveria në detyrë mori vendimin e parë pas njoftimit që ia dërgoi Kuvendit të Kosovës për dorëheqje.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e të mërkurës ishte ai i emërimit të katër anëtarëve të Bordit Drejtues të Ujësjellësit të Prizrenit.

Kabineti qeveritar në detyrë i emëroi Ylber Elshanin, Agim Nushajn, Selvete Gjikollin dhe Sylejman Gashin, anëtarë të Bordit Drejtues të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ në Prizren.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci