Të fundit

Si do ta merrni pagën në fund të këtij muaji? Përgjigjet ministri Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se “beson” që nëse verifikohen mandatet e deputetëve, ministrat në detyrë do të vazhdojnë t’i marrin pagat e ministrave.

Por, ai u shpreh i pasigurt për këtë çështje.

Ministri në detyrë tha se do t’i shohin praktikat e kaluara për t’u siguruar në zbatim të ligjit.

“Sa i përket pagave, ne po besoj që pagave do të vazhdojmë t’i marrim si qeveri në detyrë përderisa e kryejmë këtë funksion, por gjithsesi mund të shohim edhe praktikat e kaluara që besoj reflektojnë të njëjtën, por do të sigurohemi”, tha Murati në një konferencë për media të mërkurën.

Por, sipas tij, deri në verifikim të kuorumit dhe mandateve të deputetëve, nuk ka konstituim të Kuvendit.

“Sa i përket çështjes së refuzimit të mandateve. Pra, po t’i mund ta pranosh certifikimin e mandatit, por materializimin e mandatit Kushteta e parasheh edhe një hap të dytë që është betimi i deputetit. Pra, tek atëherë ka materializim dhe interpretimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese tregojnë se në situatën ku jemi të certifikimit të mandateve, nuk ka kuvend. Dhe, arsye pse s’ka është se një pjesë e opozitës bashkë me disa deputetë të Listës Serbe e pamundësuan kalimin e raportit për verifikim të mandateve”, tha Murati.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci