Pas 16 vjetësh, skuadra e Arsenalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Topçinjët” mposhtën Real Madridin me rezultat të përgjithsëm, 5:1, nga të dyja ndeshjet.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta nuk lejoi befasi në “Santiago Bernabeu” pas avantazhit prej tre golave nga ndeshja e zhvilluar në “Emirates”.
Golin e parë për Arsenalin e shënoi Saka, kurse Martinelli vulosi rezultatin pak minuta para përfundimit të ndeshjes.
Për Realin golin e vetëm e realizoi Vinicius.
Në gjysëfinale, Arsenali do të përballet me skuadrën e Paris Saint-Germain.
