Të fundit

Dodik: Nuk mund të më arrestojnë, më ruajnë policët dhe forca speciale të trajnuara mirë

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë atë sepse po mbrohet nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë.

“Unë besoj se ata nuk mund të më arrestojnë. Sipas kushtetutës, jam i mbrojtur nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë, që u shpërblyen së fundmi në një konkurs të madh ndërkombëtar në Dubai”, i tha Dodik të përjavshmes zvicerane “Weltwoche “, raporton N1.

Ai theksoi se bëhej fjalë për forcat speciale besnike të Republikës Sërpska.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i rekomandoja askujt nga Sarajeva ta provonte. Ne do të mbrohemi”, shtoi Dodik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci