Të fundit

Sulmet e qeverisë ndaj korporatës Devolli, reagon Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë ndaj tendencave të vazhdueshme për diskreditimin e bizneseve vendore dhe afaristëve të suksesshëm, përmes sulmeve publike dhe deklaratave politike që cenojnë jo vetëm reputacionin e tyre, por edhe stabilitetin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Rasti më i fundit, që ka nxitur reagime të shumta, është ai i sulmeve të padrejta dhe të panevojshme ndaj afaristit Shkëlqim Devolli dhe Korporatës Devolli, duke qenë një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë sonë – me mijëra vende pune të krijuara për qytetarët tanë, qindra miliona euro të kthyer në të mirë publike përmes tatimeve, dhe një ndikim të drejtpërdrejtë në ringjalljen dhe modernizimin e industrisë vendore.

Korporata Devolli është dëshmi e gjallë se Kosova ka kapacitete për të ndërtuar kompani që jo vetëm që i përmbushin standardet evropiane të cilësisë, por janë edhe konkurrente serioze në tregjet e BE-së dhe më gjerë. Produktet e tyre kanë arritur të depërtojnë me sukses në tregje ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm.

Është për keqardhje që, në vend të mbështetjes institucionale dhe bashkëpunimit të ngushtë, një pjesë e spektrit politik ka zgjedhur gjuhën e sulmit, ndarjes dhe denigrimit ndaj atyre që punojnë, krijojnë dhe kontribuojnë për zhvillimin e vendit.

Patriotizmi sot matet me krijimin e vendeve të punës, rritjen e eksportit dhe ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme – jo me retorikë boshe dhe fjalë të rënda ndaj ndërmarrësve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Kosovë, përkundër sfidave të shumta dhe ofertave të vazhdueshme për të zhvendosur aktivitetin jashtë vendit.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, pavarësisht bindjeve politike apo ideologjike, që të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj sektorit privat dhe të ndërtojnë një qasje konstruktive dhe partnere ndaj bizneseve.

U ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të konsumojnë produkte vendore, përfshirë ato të Korporatës Devolli, sepse vetëm duke mbështetur prodhimin tonë kombëtar, ne mund të forcojmë ekonominë tonë dhe të ndërtojmë një Kosovë më të fuqishme, më të pavarur dhe më konkurruese në tregun global.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci