Të fundit

Trump: Do të ulim ndjeshëm tarifat ndaj Kinës

Tregjet financiare shënuan rritje të ndjeshme pas deklaratave të investitorit të njohur Scott Bessent, që dhanë një shtysë pozitive për bursat në SHBA.

Të tre indeksat kryesorë amerikanë arritën nivelet më të larta ditore të martën, duke reflektuar besimin në treg.

Kjo valë optimizmi u përhap edhe në tregjet aziatike të mërkurën, ku indeksi Hang Seng i Hong Kongut u rrit me 2.5%, Nikkei 225 i Japonisë me 2%, dhe Kospi i Koresë së Jugut me 1.5%.

Ndërkohë, një ndryshim në tonin e Donald Trump u vu re në Kinë, ku hashtag-u “Trump u tërhoq” u bë trend në rrjetin social Weibo, duke grumbulluar mbi 110 milionë shikime.

Përplasja tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdon të thellohet, me tarifa rekord nga të dyja palët që kanë tronditur tregjet, prishur zinxhirët e furnizimit dhe shtuar frikën për një recesion global.

Kina ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke rritur tarifat ndaj mallrave amerikane deri në 125%, futur kompani amerikane në lista të zeza dhe kufizuar eksportin e mineraleve jetike për teknologjinë dhe mbrojtjen. Për më tepër, Pekini ka goditur sektorë kyç amerikanë duke reduktuar filmat e Hollywood-it në kinematë kineze dhe kthyer mbrapsht avionë Boeing të destinuar për linjat ajrore kineze.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci