Të fundit

Rama: Policët shmangën tragjedinë dhe kthyen normalitetin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e Partisë Demokratike.

Rama tha se për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar me potencialin e gjakderdhjes për shkak të një kacafytje në oborr.

Sipas tij, policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasje dhe drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim të posaçëm sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, njëra pjesë jashtë godinës dhe sulmet e të dy palëve pasi u shmang tragjedia.

“Gjërat u kthyen në një farë normaliteti janë një shëmbëlltyrë e një të vërtetë të hidhur se të dyja këto kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës së respektit për institucionet sepse janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë.

Duke qenë se ky është një bashkëbisedim do të doja që të vazhdoja t’i drejtoja këto aspekte të kësaj teme duke i referuar atyre që kanë shkruar”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci