Të fundit

Nesër tentativa e dhjetë konstituive

Të shtunën e 3 prillit do të shënohet përpjekja e dhjetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Në nëntë seancat e kaluara një qëllim i tillë dështoi.

Pas këmbënguljes së Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiun ta propozojnë si kryetare Kuvendi, ani pse votat nuk po i merr, votimi u ndërrua në seancën e nëntë.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari propozoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë, e kjo po që ngjalli reagime të ashpra tek deputetët e institucionit legjislativ.

Ishin përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, që kundërshtuan një propozim të këtij lloji.

E nga VV-ja thanë se janë pikërisht të lartpërmendurit që po bllokojnë procesin e konstituimit të Parlamentit.

Nesër, nga ora 10:00 nis edhe tentativa e dhjetë për të krijuar Kuvendin, megjithëse me zhvillimet e fundit e që po përsëriten, ngërçi politik do të vazhdojë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci