Të fundit

Kajtazi në mbështetje të Kelmendit pas sulmeve nga VV: Është kontribuesi më i madh i zbardhjes së masakrave në Pejë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dalë në mbështetje të kolegut të tij, Adriatik Kelmendi, pas sulmeve që ky i fundit ka marrë nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një reagim në Facebook, Kajtazi e ka cilësuar të papranueshme këtë fushatë kundër një gazetari që, sipas tij, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Kajtazi kujtoi punën e Kelmendit në dokumentimin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të komunës së Pejës.

Ai veçoi dokumentarin e Kelmendit për mediumin “American RadioWorks” dhe bashkëpunimin e tij me Human Rights Watch, që ndihmoi në proceset gjyqësore ndërkombëtare kundër kriminelëve serbë të luftës, përfshirë edhe aktakuzën ndaj Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës.

“Sulmet kunder Adriatik Kelmendit nga regjimi i Albin Kurtit nuk jane kunder nje individi, por kunder kredibilitetit dhe punes se tij”, shkroi Kajtazi.

Ai theksoi se regjimet tremben nga gazetarët që e thonë të vërtetën, andaj përpiqen t’i diskreditojnë.

“Kjo i pengon dhe tmerron regjimet, pra kredibiliteti i gazetareve. Ndaj e sulmojne Adriatiku”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci