Të fundit

Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve, apelon për kujdes

Që nga nata e mbrëmshme në Kosovë kanë filluar reshet e borës, që ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Kurse, sipas Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët janë të kalueshme,

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.

“Sipas informatave nga menaxheret e regjioneve gjendja e rrugëve është e mirë. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve. Në viset malore ngasja e automjeteve të jetë me kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike”, tha Osmani për Telegrafin.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë e motit sipas IHK-së do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius.

Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci