Të fundit

Ndalohet për 48 orë Bajram Kiqmari, i dyshuar për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar Bajram Kiqmarin nën dyshimet se më 30 prill të këtij viti i kishte vënë zjarrin veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), z. Osmani.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 07.05.2025 është realizuar një operacion policor në një lokacion në komunën e Podujevës, ku është arrestuar një person i dyshuar. Gjatë zbatimit të urdhëresës janë ndërmarrë edhe veprime tjera procedurale në përputhje me autorizimet ligjore, përfshirë kontrollin e një lokacioni dhe sigurimin e dëshmive relevante për hetimin,” thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit për 48 orë, teksa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

Lexo edhe:

I përfshirë në vrasjet e policëve pas luftës, e kaluara kriminale e Bajram Kiqmarit – i arrestuar për shpërthimin në QKUK

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci