Të fundit

Punonjësi afgan në Gjermani vret me thikë shefin e tij dhe tenton arratisjen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krefeld-it në Gjermani mbrëmjen e së mërkurës.

Rreth orës 19:20, në një sallon në qendër të qytetit, një 25-vjeçar me origjinë afgane dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë shefin e tij 41-vjeçar, gjatë momentit kur po numëroheshin të ardhurat e ditës.

Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi papritur, kur i dyshuari nxori një thikë dhe goditi disa herë viktimën, e cila ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori tentoi të arratisej duke marrë me vete paratë e arkës ditore.

Megjithatë, sipas policisë lokale, ai u ndalua pak metra larg vendit të krimit, në zonën e Hochstrabe, ku u përball me patrullën e policisë dhe u arrestua menjëherë.

Zyra e prokurorit në Krefeld ka konfirmuar incidentin dhe ka njoftuar se i dyshuari pritet të dalë para një gjykate për masë sigurie gjatë ditës së sotme. Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit janë ende në zhvillim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci