Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi. Lakers janë mposhtur nga Memphis Grizzlies me rezultat 119:127.
Lakers nuk arritën të mernin fitoren e radhës edhe pse LeBron James ishte në super formë.
James shënoi plotë 35 pikë dhe arriti nëntë kërcime e shtatë asistime.
Te Memphis më i dalluari ishte Desmond Bane me 23 pikë, i ndihmuar nga Jaren Jockson me 21 sosh.
Me lojë të mirë te Grizzlies u dallua edhe Ja Morant i cili arriti 16 pikë e shatë asistime.
Ishte kjo disfata e 20-të për Lakers këtë sezon, deri sa kanë arritur 21 fitore.
