Të fundit

PS thellon rezultatin, tri qarqet ku diferenca në vota është “dramatike”

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS.

Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.

Në Elbasan, PS-ja prin me 61 për qind të votave të fituara pas numërimit të 168 nga 508 kuti të votimit.

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar vetëm 28 për qind të votave.

Në Fier, Partia Socialiste kryeson me 63 për qind të votave ndaj 25 për qind të fituara nga koalicioni i udhëhequr prej demokratëve.

Në Gjirokastër, po ashtu diferenca është thellë. PS-ja prin me 64 për qind të votave pas numërimit të mbi 50 për qind të votave.

ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL)

Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 %

Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 %

FIER (NUMËRUAR 157 QV NGA 587 NË TOTAL)

Partia Socialiste e Shqipërisë – 25836 ose 63.39 %

Aleanca për Shqipërinë Madhështore -10244 ose 25.13 %

GJIROKASTËR (NUMËRUAR 115 QV NGA 198 NË TOTAL)

Partia Socialiste e Shqipërisë – 14059 ose 64.02%

Aleanca për Shqipërinë Madhështore -6181 ose 28.15 %

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci