Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se anulimi i konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, pas presionit të veteranëve të UÇK-së, ngreh shqetësime të mëdha.
Ai ka shkruar në platformën e tij në “Bluesky” se autoritetet kosovare duhet të sigurohen që Dhomat e Specializuara “të mund të kryejnë punën e tyre pa pagesa”, derisa shtoi se ky institucion është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore mbi mandatin e saj. Anulimi i konferencës për media pas presionit nga veteranët e UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund ta kryejë punën e saj pa pengesa”, ka deklaruar Rohde.
Trendafilova të martën anuloi konferencën pas protestës që bënë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u shprehën kundër vizitës së saj në Kosovë, duke u shprehur se “vizita e saj është vetëm për të keqen e Kosovës”.
