Të fundit

21-vjeçarit i kapet revolja dhe marihuanë në Ferizaj

Policia ka sekuestruar një revole dhe marihuanë gjatë një patrullimi në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

“Më datë 29.05.2025, rreth orës 12:40, gjatë patrullimit zyrtarët policorë kanë ndaluar për legjitimim një person në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Personi i ndaluar, E. M. 21 vjeç , mbante me vete një çantë, ku gjatë kontrollit iu gjet”, thuhej në një njoftim të policisë.

“Një armë zjarri e llojit pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi e dyshuar e narkotikës e llojit marihuan, e paketuar në një kavanoz të vogël”, thuhej më tej.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që personi të intervistohet në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare për veprat penale.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci