Një ditë para koncertit hapës për World Pride 2025 në Washington, këngëtarja kryesore Shakira e anuloi papritur koncertin për shkak të problemeve teknike me pajisjet.
“Jemi thellësisht të zhgënjyer që rrethanat e paparashikuara kanë detyruar anulimin” e koncertit, tha Capital Pride Alliance, organizatori kryesor i World Pride, në një deklaratë të premten. “Përditësimet në lidhje me programin e zhvendosur të Ceremonisë së Hapjes do të publikohen sapo të finalizohen!”, raporton AP.
Këngëtarja ishte planifikuar të ishte kryesuese e festimit hapës të shtunën në mbrëmje në Nationals Park. Arsyet me sa duket janë një zgjatim i problemeve me pajisjet që lidhen me koncertin e saj të enjten në mbrëmje në Fenway Park të Bostonit, i cili gjithashtu u anulua disa orë para se të fillonte.
“Për shkak të ndërlikimeve me shfaqjen e mëparshme në Boston, produksioni i plotë i turneut të Shakirës nuk mund të transportohet me kohë në Uashington për performancën e saj të planifikuar në Nationals Park. Pavarësisht çdo përpjekjeje për ta bërë të ndodhë, nuk është e mundur të ecim përpara siç është planifikuar”, thuhet në deklaratën e Capital Pride Alliance.
