Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë person, i cili ishte i shpallur në kërkim për shkak të mosprezencës për vuajtjen e dënimit me burg.
Më 12 qershor 2025, rreth orës 15:40, është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të dënuarit Djellart Makolli, rreth 22 vjeç banues në rrugën “Skënder Gashi” në Prishtinë.
Makolli ishte dënuar me 1 vit burgim dhe një gjobë prej 1,000 euro, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Për shkak të mosshlyerjes së gjobës, ndaj tij është shtuar edhe 50 ditë burgim, si konvertim i dënimit financiar.
Pas arrestimit, i riu është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me gjithsej 1 vit e 50 ditë burgim.
Operacioni policor është realizuar pa ndonjë incident dhe nën mbikëqyrjen e organeve kompetente./sinjali
