Të fundit

Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë të ushtrisë

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Irani ka pranuar vrasjen e shtatë komandantëve të tjerë të lartë të Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare, të cilët, sipas raportimeve, u vranë në sulmet izraelite të së premtes në mëngjes.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, komandantët e vrarë janë: Mahmoud Bagheri, Davood Sheikhiyan, Mohammad Taherpour, Mansour Safarpour, Masoud Tayeb, Khosro Hassani, Javad Jarsora.

Më herët, ishte konfirmuar vrasja e komandantit të njohur Amir Ali Hajizadeh, ndërsa raportimet përfshijnë gjithashtu edhe gjeneralin Mohammad Bagheri, kreun e forcave të armatosura iraniane, dhe gjeneralin Hossein Salami, drejtues i Gardës Revolucionare.

Ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se në total janë vrarë mbi 20 komandantë iranianë gjatë goditjeve ajrore, që përfaqësojnë një nga operacionet më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta kundër objektivave iraniane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci