Të fundit

Apeli 66 kundër referendumit në Serbi

Profesorë universitarë, shkencëtarë dhe punonjës publikë, politikanë – nënshkrues të Apelit 66, u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë kundër ndryshimeve të Kushtetutës në referendum të dielën, më 16 janarit.

Në Apelin e dërguar nga Dushan Prorokoviq, Millosh Koviq dhe Çasllav Koprivica thuhet se procesi i miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe shpalljes së referendumit ishte jo transparent dhe se nuk janë të përfshirë të gjithë ekspertët e interesuar e aq më pak publiku i gjerë.

Siç pretendohet në kumtesë, është i papranueshëm shpjegimi se arsyeja kryesore për procedurë të tillë është presioni i Bashkimit Evropian dhe kushtëzimi i vazhdimit të mëtejshëm në integrimeve evropiane, si rezultat i të cilit krijohet një “precedent i rrezikshëm që pjesë të tjera të Kushtetutës të ndryshohet në të ardhmen për shkak të presioneve dhe kushtëzimeve të ngjashme”.

Me qasje e tillë, kanë paralajmëruar nënshkruesit e apelit, “hapet mundësia për manipulime të ndryshme, të cilat veçanërisht i referohen çështjes së statusit të Kosovës në rendin shtetëror dhe juridik të Republikës së Serbisë, sepse serbët në Kosovë nuk kanë mundësi të marrin pjesë në referendum”.

Në Apelin 66 pretendohet se në mungesë të shumicës së kualifikuar parlamentare – anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorëve dhe Prokurorit të Lartë Publik zgjidhet një komision i përbërë prej pesë anëtarëve, nga, kryetari i Kuvendit të Serbisë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës Supreme, Prokurorit Suprem Publik të Serbisë dhe mbrojtësi i qytetarëve.

Është e dëmshme edhe paqartësia se kujt do t’i përgjigjen institucionet e përmendura gjyqësore dhe si do të kontrollohet puna e tyre, vlerësojnë nënshkruesit e Apelit./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci