Të fundit

Televizioni amerikan godet Ramën, e quan të stërvitur të Sorosit që po sfidon Trumpizmin

Televizioni i njohur amerikan Fox News, përkrahës i Donald Trumpit ndërvite, i ka kushtuar një artikull mandatit të katërt të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

Në këtë artikull, Fox News e ka cilësuar Ramën si të stërvitur të George Sorosit, me tendenca autokrate që po sfidon Trumpizmin.

“Teksa Evropa pohon se është kampione e demokracisë, me qetësi ka fuqizuar autokratët si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. I zgjedhur për mandatin e katërt me supershumicë të aftë për ta anashkaluar edhe kushtetutën, Rama tani njihet nga kritikët si “Ramaduro” i Evropës – nofkë nga Nicolas Maduro i Venezelës, për shkak të akuzave për korrupsion, tendencave autokrate dhe mjeshtërisë për shmangie politike”, shkruan Fox News.

“Ish-dishepulli i George Sorosit dhe Open Society, Rama e ka shndërruar veten në kameleon politik – duke shkrirë imazhin e tij që të përputhet me interesat e elitave botërore dhe të fuqishmëve rajonal”, shkruan më tej gjiganti i njohur amerikan.

Fox News shkruan se Rama është i afërt me Giorgia Melonin e Italisë dhe i bindet presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ai ka konsoliduar pushtetin në Shqipëri teksa ka avancuar iniciativat e përkrahura nga Sorosi në Ballkan. Së fundmi ka marrë dhe një rol: socialistin progresiv që punon për të minuar iniciativat e periudhës së Trumpit në Evropë”, shkruan Fox News.

“I njohur për retorikën kundër Trumpit – përfshirë deklaratën famëkeqe të tij në CNN kur e quajti Trumpin si ‘turpin e civilizimit tonë’ – ama është shndërruar në favorit tek elitat evropiane dhe te demokratët amerikan. Mbijetesa e tij politike varet në linjë me urdhrin kundër Trumpit, edhe atëherë kur lidershipi i tij po rrëshqet drejt autoritarizmit”, shkruan veç të tjerash Fox News./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci