Të fundit

Cakolli: Kushtetuesja nuk e promovoi votimin e fshehtë siç po thotë VV-ja

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Kiks Kosova” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kushtetuesja nuk e ka mbështetur votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit/es të ri/re të Kuvendit të Kosovës.

I njëjti shtoi se nuk është aktgjykimi i Kushtetueses ashtu siç tha Lëvizja Vetëvendosje se iu dha e drejta me votimin e fshehtë.

“Në katër elementet kryesore që Gjykata Kushtetuese i ka trajtuar në rastin e fundit, besoj që janë këto vendime e para përcaktimi i afatit 30 ditor për përmbylljen e konstituimit, pra Kuvendi duhet të konstituohet më së largu deri më 26 korrik, problemi me këtë qëndron se nuk është përcaktuar se çka ndodh më 27 korrik. Çka nëse edhe deri më 16 korrik deputetët do të dështojnë që të përmbushin këtë obligim kushtetues”.

“E dyta është se gjykata ka përcaktuar që LVV është se ka të vërtetën ekskluzive të propozimit të kandidatit të Kuvendit. Veçse është tentuar që të evitohet pjesa e dytë në raport me këtë gjetje të gjykatës, e cila për herë të parë ka përcaktuar që e drejta për ta përcaktuar kandidatin për kryetar të Kuvendit është e lidhur drejtpërdrejtë e kushtëzuar me sigurimin e votave. Gjykata për herë të parë ndonjëherë, në vlerësimin tim, në mënyrë indirekte ka përcaktuar se kemi një subjekt politik parlamentar i cili është duke zvarritur çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke propozuar kandidatin e njëjtë që nuk i ka votat e nevojshme”.

“E treta Gjykata u ka përcaktuar obligime edhe partive të opozitës, respektivisht partive që nuk i kanë fituar zgjedhjet, ndonëse ka tentuar që ta bëjë këtë përmes çështjes së nënkryetarëve, por në parim ka kërkuar nga ata të veprojnë në mirëbesim dhe të gjejnë një zgjidhje nga situata aktuale. Pika e fundit është çështja e votimit të fshehtë, këtu mendoj se partitë kanë marrë aktgjykime të ndryshme, por që e vërteta është ndryshe nga ajo çfarë është proklamuar sot nga ana e Albulena Haxhiut, Glauk Konjufcës, dhe mbrëmë nga një postim i LVV. Gjykata nuk është e vërtetë se e ka proklamuar apo promovuar çështjen e votimit të fshehtë. Sipas nesh, Gjykata e ka përcaktuar se është vetëm një mënyrë e votimit që mund të përdoret ne seancën aktuale dhe ai është votimi i hapur”, tha Cakolli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci