Të fundit

U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime, i gjenden dy uniforma ushtarake

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime me dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur stacioni policor në Shtime ka marrë një informatë lidhur me posedimin e armës nga një person nga fshati Reçak.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte paraqitur në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri, pas së cilës janë ndërmarrë veprimet operative nga njësitet policore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, është realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve të Policisë së Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci