Të fundit

Ademi: Trashëgimia e Jotas do të kujtohet gjithmonë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit Diogo Jota.

“I trishtueshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të mirënjohur portugez, Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva.

Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe sportin portugez, por për të gjithë komunitetin e futbollit botëror.

Si Federatë e Futbollit të Kosovës shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerëve, Federatës së Futbollit të Portugalisë, FC Liverpool dhe FC Penafiel si dhe për të gjithë ata që e çmuan dhe e ndoqën me admirim karrierën e këtij futbollisti të jashtëzakonshëm.

Trashëgimia që Diogo Jota la pas do të kujtohet përgjithmonë!”, ka shkruar Agim Ademi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci