Të fundit

Ramush Haradinaj përkujton Betejën e Loxhës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Betejën e Loxhës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai kujtoi edhe të rënët e kësaj beteje, për të cilët tha se mbrojtën tokën dhe nderin e këtij vendi.

“Më 6 korrik 1998, në Loxhë të Pejës, u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra kundër forcave armike. Ishte një ndër përballjet më të fuqishme të luftës sonë, ku djemtë e Loxhës dhe të fshatrave përreth, deri në vetëflijim, mbrojtën tokën dhe nderin e këtij vendi.

Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, nderojmë kontributin e Loxhës në kohën më të lavdishme të historisë sonë të re, ndërsa përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.

Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra edhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj.

Nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e lirisë”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci