Të fundit

Fluksi i mërgimtarëve: Komuna e Prishtinës zgjat orarin për disa shërbime komunale

Komuna e Prishtinës ka zgjatur orarin për ofrimin e shërbimeve komunale për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Orari është zgjatur deri në ora 17:00 dhe do të hyjë në fuqi nga 8 korriku.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Kryeqyteti Prishtina ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale deri në ora 17:00, duke filluar nga data 08.07.2024.

Orari i ri i punës është si më poshtë: **E Hënë – E Premte:* 08:00 – 17:00.

Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele:

Komuna e Vjetër

  • Qendra për Shërbime me Qytetarë
  • Gjendja Civile
  • Komuna e Re
  • Qendra për Shërbime me Qytetarë
  • Gjendja Civile
  • Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve

Kjo masë është implementuar për të siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe për t’ju shërbyer më mirë e për ti përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve tanë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci