Të fundit

Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Driton Selmanaj do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e kësaj partie.

“Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,

Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë! Vendi: Lidhja e Prizrenit.  Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve”.

Në njoftim bëhet e ditur se i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim. Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni! Për Prizrenin – Me Dritonin”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci