Të fundit

Vdes zjarrfikësi i aksidentuar sot në krye të detyrës

Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, ka mbetur i vdekur pas një aksident sot gjatë ditës.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zyrtarja e lartë për media dhe marrëdhënie me publikun, Vlera Krasniqi, e cila njoftoi se i aksidentuari ka vdekur në QKUK.

“Rreth orës 15:25 në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.

Lima ishte aksidentuar me një kamion tjetër derisa ishte në kryerje të detyrave.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci