Të fundit

Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Mijëra persona janë mbledhur të premten në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës për të shënuar 30-vjetorin e aktit të njohur të vetëm të gjenocidit në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

“E gjitha është ngulitur përgjithmonë në kujtesë”, ka thënë Adem Mehmedoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari u varrosën shtatë viktima të gjenocidit. Viktimat më të reja ishin Senajid Avdiq dhe Hariz Mujiq, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë në korrik të vitit 1995.

Përveç tyre, u varrosën edhe Rifet Gabeliq, Hasib Omeroviq, Sejdalija Alliq dhe Amir Mujçiq. Viktima më e moshuar, dhe e vetmja grua, e cila u varros këtë vit, ishte Fata Bektiq, 67-vjeçare në korrik të vitit 1995.

Përfaqësuesi i myslimanëve të Bosnjës, Husein Efendi Kavazoviq, ka thënë në nisje të ceremonisë së varrimit se Srebrenica është mesazh që e keqja nuk qëndron në vend.

Ai ka thënë se “fusha me gurë të bardhë varresh në Potoçari konfirmon se urrejtja nuk çon asnjëherë në dashuri, vdekja në jetë dhe as dhuna në liri”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci