Të fundit

Ministria e Gërvalles falënderon autoritetet serbe pas aksidentit në Krushevc

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), thotë se ka komunikuar përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd për gjendjen e mërgimtarëve kosovarë të aksidentuarve në Krushevc të Serbisë.

MPJD thotë se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.

Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët e Zyrës Ndërlidhse i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore.

“Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve”, thuhet në njoftim të MPJD-së

MPJD-ja ka falënderuar autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci