Të fundit

Dehari ia ndali mikrofonin, deputetja e PDK-së gjen zgjidhje tjetër

Me të filluar seanca, kryesuesi, Avni Dehari kërkoi nga deputetët që të propozojnë nga një anëtarë komisioni.

Nga radhët e PDK-së fjalën e mori Eliza Hoxha e cila nuk kishte emër për anëtarë komisioni por, kërkoi që të respektohet kushtetuta e vendit.

Dehari kërkoi që t’i ndërpritet fjala, mirëpo deputetja përdori një taktikë tjetër për të shprehur atë çfarë deshi të thoshte, përmes fjalëve të shkruara në një letër.

“Mos e shkelni betimin e dhënë të deputetit. Jeni betuar ta ruani kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë. Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kthehuni në rendin e ditës. Kosova nuk mund të mbahet penf për një emër, as për një komision për votim të fshehtë. Ju lutem thirrni arsyes. Mos e cenoni demokracinë. Mos e mbani peng Kosovën. Ju edhe mundeni me na e ndal mikrofonin… por zanin tonë nuk mundeni me e ndal asnjëherë”, thuhet në fjalimin e Hoxhës.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci