Të fundit

Luftëtari i MMA-së qëllohet me pesë plumba në Dagestan

Luftëtari i Arteve Marciale Mikse (MMA), Timur Khizriev është qëlluar me pesë plumba të martën në Makhachkala të Dagestanit në Rusi.

Sipas mediave ruse, në drejtim të Khizriev është qëlluar me pistoletë kur ka dalë nga vetura në afërsi të një ndërtese.

Pesë plumba e kanë qëlluar, por ai megjithatë nuk është në rrezik për jetën. Arma prej të cilës është shtënë është një pistoletë traumatike, një armë zjarri që zakonisht qëllon me plumba gome ose fishekë të tjerë më pak vdekjeprurës të projektuar për vetëmbrojtje ose kontroll të turmës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet luftëtari i MMA-së duke u përleshur me njërin prej dy sulmuesve. Khizriev është kampion i serisë PFL.

(VIDEO)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci