Të fundit

Çka ndodh pas 26 korrikut? Hasani: Duhet të vazhdohet me seancat 48-orëshe

Profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani tha se deri nuk ka vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese, deputetët duhet të mblidhen edhe pas përfundimit të ‘afatit’ prej 30 ditësh të caktuar nga vendimi i fundit i gjykatës.

Hasani, një ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha sot se përfundimi i afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për themelimin e Kuvendit, nuk nënkupton se seanca konstituive të vazhdojë sipas praktikës së deritashme.

Ai, në një intervistë për KosovaPress, tha se

“Nëse s’ka konstituim, s’ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë duhet të vazhdohet sepse ekziston një rregullore, ka një Kushtetutë, një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese mbi të cilin veprohet. Si ndryshe?”, pyeti ai.

“Gjykata Kushtetuese i sqaron edhe me kërkesë të palëve, por edhe ato që janë implicite, në bazë të kërkesës dhe që afektojnë kërkesën kryesore. Çështja është jashtëzakonisht e qartë. Siç e thash, Gjykata Kushtetuese ka marrë një aktgjykim. Palët, me ose pa dashje, s’po duan me ekzekutu aktgjykimin dhe u janë drejtu prapë Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë të qartë”, tha Hasani.

Sipas profesor Hasanit, në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese nuk e ka cilësuar kundërkushtetues çështjen e votimit të fshehtë, por ka thënë se “nuk është në pajtim me Kushtetutën”.

“Nuk është çështja e votimit të fshehtë këtu. Ajo është pasojë. Çështja është kjo: Ka një Kushtetutë, ka një rregullore të Kuvendit, ka dy aktgjykime. Aktgjykimi i 2014-s dhe aktgjykimi i para tri javësh. Në të gjitha këto raste thuhet që ekziston një skenar për konstituimin e Kuvendit. Ka qenë i paqartë vetëm një: A bëhet brenda 30 ditësh apo mund të shkohet mbi 30? Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se duhet të bëhet brenda 30 ditëve, pa i treguar pasojat juridike. Por, kontestues fare nuk është skenari. Kur bëhet skenari, që është bërë me 8 prill, aty palët kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë. Devijimi nga skenari nuk është në pajtim me Kushtetutën, nuk është se Kushtetuta nuk e ndalon. Kur është e qartë Kushtetuesja, thuhet është kundërkushtetues, kur nuk është në pajtim me Kushteuttën, atëherë janë parametrat e tjerë si aktgjykimi i 2014-s, aktgjykimi i para tri javësh dhe rregullorja e Kuvendit”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci