Të fundit

Posedonin kokainë dhe marihuanë, arrestohen dy burra në Obiliq

Dy burra janë arrestuar të premten në Obiliq, nën dyshimin se posedonin substancë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 342.8 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 1.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese najloni që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe katër fishekë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 342.8 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 1.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese najloni që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe katër fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci