Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka prezantuar pamjet e reja të dy rrugëve të rregulluara në komunë.
Ai ka thënë se Mitrovica ka pritur gjatë për rregullimin e tyre. Sipas tij, më parë këto dy rrugë ishin të harruara.
“Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë, të cilat ishin harruar prej vitesh në plane që kurrë nuk u realizuan. Tani edhe rrugët “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani” i përfunduam”, ka thënë Hamza.
“Çdo projekt i realizuar dhe çdo rrugë e ndërtuar na jep krenari dhe Mitrovicën e rikonfirmon si qytet të punës, me një qeverisje që realizoi më së shumti premtime elektorale në Kosovë”, ka thënë ai.
“Mitrovica do të vazhdojë të ndërtojë, nderojë dhe së bashku me qytetarët të ecë përpara”.
