Të fundit

Në 25-vjetorin e vrasjes, LDK vendos në selinë e saj portretin e Shaban Manajt

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur sot në një ceremoni zyrtare fotografinë e aktivistit të saj Shaban Manaj në ‘Këndin e Kujtesës’ brenda selisë qendrore të partisë.

Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ish-aktivistit të ndjerë, i cili u vra 25 vjet më parë nga sot.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se në përvjetorin e vrasjes së tij, përkujtimi për Shaban Manajn mbetet i gjallë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Shaban Manaj në Panteonin e Kujtesës së LDK-së.

Sot, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në praninë e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të afërt, vendosëm fotografinë e Shaban Manajt në “Këndin e Kujtesës” – aty ku prehen figurat më të ndritura të historisë sonë politike.

Shabani qëndron në krah me Enverin, Xhemën, Ismetin e Nekibën, si shenjë e një kujtese historike.

Në 25-vjetorin e vrasjes së tij, përkujtimi për Shabanin mbetet i gjallë. Ai ishte avokat i shquar, veprimtar i palodhur dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova. Me guxim, urtësi e përkushtim, Shaban Manaj la gjurmë të thella në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të shtetit.

Familjarët ende kërkojnë drejtësi. Shoqëria jonë ka detyrim të përhershëm – zbardhjen e këtij krimi dhe të gjitha vrasjeve politike pas luftës.

Zonjës Fatmushe, Fortesës, Shkodranit e Shkëmbit u themi të qëndrojnë të fortë edhe një çerek shekulli pas.

Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!
Lavdi të gjithë veprimtarëve të lirisë!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci