Të fundit

Thaçi: Nuk duhet lejuar që për agjenda afatshkurtra të cenohet qëllimi gjeopolitik afatgjatë

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive në Rubikon, është shprehur lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht.

Sipas Thaçit, duhet pasur kujdes, pasi mjafton që individë të një brezi ta gangrenizojnë shtetin dhe shoqërinë, me pasoja, sipas tij, dekadash për shërim civil.

“Duhet pasur kujdes, mjafton që individë të një brezi ta gangrenizojnë shtetin dhe shoqërinë me pasoja dekadash për shërim civil dhe shtetëror. Lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht”, tha Thaçi në Rubikon.

Ish i pari i shtetit tha se nuk duhet lejuar që për agjenda afatshkurtra të cenohet qëllimi gjeopolitik dhe afatgjatë i Kosovës.

“Nuk duhet lejuar që për agjenda afatshkurtra të cenohet qëllimi gjeopolitik afatgjatë. Shtetin duhet ta forcojmë për të drejtën dhe të mirën tonë, e jo në urrejtje ndaj askujt”, tha Thaçi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci