Izraeli ka bërë të ditur se do të lejojë shtetet e tjera që të lëshojnë ndihma nga ajri në Gaza.
Këto ndihma ishin lëshuar edhe gjatë vitit të kaluar, por organizatat humanitare kanë thënë se mund të mos jenë të mjaftueshme për krizën e madhe ushqimore.
Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi, ka bërë të ditur se nëntë persona kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit. Sipas këtyre të dhënave, numri i të vdekurve nga uria në Gaza ka arritur në 122.
Mjekët pa Kufij kanë thënë se ekipet janë duke parë me sy nivelin katastrofik të urisë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është duke shqyrtuar për mundësi të tjera për të liruar pengjet nga Hamasi.
